Bruksel, donatorët zotohen për 6 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë

Donatorët ndërkombëtarë të pranishëm në konferencën BE/OKB e cila përfundoi mbrëmë në Bruksel, u zotuan për 6 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Delegacionet e pranishme kanë bërë një zotim kolektiv për 6 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit 2017”, deklaroi në fund të konferencës, komesari i BE-së për Ndihma Humanitare, Christos Stylianides.

“Konferenca jonë dërgon një porosi të fuqishme se ne nuk do të braktisim popullin e Sirisë”, shtoi më tej Stylianides, sipas të cilit shuma e zotuar është e jashtëzakonshme.

Konferenca dyditore e cila filloi të martën, ishte bashkëorganizuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Kuvajti, Norvegjia, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara.

E titulluar “Mbështetja e të ardhmes së Sirisë dhe rajonit”, konferenca ka pritur mbi 70 përfaqësues të shteteve dhe agjencive ndërkombëtare.

Turqia nuk ka marrë pjesë në konferencë, nga shkaku siç thanë, mos marrjes së një përgjigjeje të kënaqshme për pritjet e organizatorëve të konferencës.

Takimi është perceptuar si një vazhdimësi e konferencës për përkrahje të Sirisë e cila u mbajt në shkurt të vitit 2016 në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button