Ekstradohet i akuzuari për rastin “Spiun” Boris Perkov

Boris Perkov, 52 vjeçari nga Velesi i cili është i dyshuar në aferën ‘Spiun” mbrëmë është ekstraduar në Maqedoni konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ekstradimi është bërë me fluturimin e fundit nga Vjena, ndërsa i dyshuari nga aeroporti “Aleksandri i Madh” është dërguar në burgun hetues në Shkup. Perkov në shtator të vitit të kaluar u arrestua në Çeki pas ndaj tij ishte lëshuar fletë-arresti ndërkombëtar nga gjykata themelore Shkupi 1.
 
Ai sipas policisë është në grupin i cili akuzohet se ka bërë shoqërim kriminel, spiunazh, dhënie të sekreteve shtetërore dhe të dhënave të klasifikuara shërbimeve të huaja sekrete. Perkov deri mbrëmë ishte në paraburgim ekstradues në Çeki.
    
Prokuroria kundër krimit të organizuar për Perkovin, gazetari Zoran Bozhinovski dhe Jane Mlladenovski, e ndërprenë hetimin, por nuk hoqën dorë nga ndjekja e tyre. Në paraburgimin ekstradues në Serbi është edhe gazetari Bozhinosvki, ndërsa Jane Mlladenovski ende është I pakapshëm për organet e ndjekjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button