RDK: Votuesit fiktiv kanë ndihmuar BDI-në në shumë cikle zgjedhore

RDK-ja e ka konsideruar si të pa lëndë reagimi i BDI-së lidhur me votuesit fiktiv. RDK-ja, vlerëson se BDI, duhet të japë përgjigje se pse deri më tani nuk kanë reaguar, por me votuesit fiktiv kanë ndihmuar veten dhe VMRO-DPMNE-në në shumë cikle zgjedhore.

“Pse çuditet sekretari BDI me votuesit fiktiv ku përgjegjësinë mbi azhurnimin dhe mirëmbajtjen e listave të votuesve e mban Ministria e drejtësisë e cila bën azhurnimin e informatave të siguruara nga Ministria e punëve të brendshme dy herë në vit dhe të dhënave nga autoritet të tjera. Pse ato si parti që ka ministrin e drejtësisë nuk e kanë bërë këtë punë apo kanë dashtë ti ndihmojnë VMRO DPMNE-së”, shkruan RDK-ja.

“Pse nuk u implementuan në tërësi vërejtjet e OSBE-së në Maqedoni, nëpërmjet ODIHR-së që ka monitoruar në vazhdimësi ciklet zgjedhore ne vend dhe ka dhënë rekomandime për pastrimin e listave zgjedhore dhe eliminimin e votuesve fiktiv. Pse e heshtin regjistrimin e popullsisë. Votuesve fiktiv janë rezultat i dështimit të regjistrimit të popullsisë mungesa e operacionit statistikor i regjistrimit të popullatës rezidente në vend. Një kohë të gjatë në opinion qarkullon teza se në regjistrin e votuesve të Republikës se Maqedonisë figurojnë me shume votues(fiktiv) se sa ka ne realitet, edhe atë duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2002.DK”, thotë RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button