Morata shkëlqen në fitoren e Realit

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2 me 4 në udhëtim te Leganes.

Ishte sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ai që shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar hat-trick, raporton Koha.net.

Los Blancos shënuan tre gola brenda tetë minutave në pjesën e parë, duke treguar se edhe në mungesë të dy yjeve të saj Ronaldo e Bale, ekipi mund të shënojë shumë gola.

Golin e parë e shënoi Rodriguez në minutën e 15, kurse pas tre minutave Morata shënoi për 2 me 0.

Sulmuesi spanjoll çoi rezultatin në 0-3 duke shënuar edhe njëherë në minutën e 23.

Vendasit u kundërpërgjigjën duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 32 dhe 34, përmes Gabrielit dhe Lucianos.

Në pjesën e dytë Morata kompletoi hat-trickun duke e çuar rezultatin në 2 me 4, që rikthen Realin në krye të tabelës në La Liga me 71 pikë. Derisa Leganes ka 27 pikë dhe mban vendin e 17.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button