Ndihma juridike falas – e drejtë e njeriut apo detyrim i shtetit?

Ndihma juridike falas në vende demokratike në zhvillim paraqitet si një nevojë elementare e shoqërisë. Në Republikën e Maqedonisë me miratimin e Kushtetutës së vitit 1991, është instaluar një sistem politik – shoqëror, me çka është vendos në qendër të vëmendjes qytetari, duke garantuar liritë dhe drejtat themelore të deklaruara në aktet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si Deklarata Universale për liritë dhe të drejtat e njeriut miratuar nga OKB-ja dhe Konventa Evropiane për mbrojtjen e lirive dhe drejtave njeriut miratuar nga Këshilli i Evropës. Këto akte kanë për qëllim që të sigurojnë dhe garantojnë mirëqenien e qytetarit, duke garantuar barazinë me qytetarët e tjerë, si dhe në përgjithësi proklamojnë të drejtën e barabartë deri tek drejtsia, me theks të veçantë ndaj grupeve ku qasja deri tek drejtësia de facto është e pamundur (kategoritë sociale dhe margjinalizuara).

Në bazë të këtij parimi, ndihma juridike falas nuk paraqet të drejt themelore por paraqet mjete me të cilat duhet të garantohet e drejta e barazisë  dhe e drejtës me qasje të barabartë deri tek e drejta materiale. Duke marrë parasysh se Kushtetuta e RM-së të drejtën e barazisë e vendos tek të drejtat dhe liritë themelore qytetare-politike, është normale që të pritet që shteti të vendos edhe rregulla për ndihmë juridike falas me çka do të garantoj trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh gjininë, racën,përkatësin nacionale, sociale, politike apo fetare.

Në fillim të vitit 2007 , Ministria e drejtësisë duke anashkaluar parimin e transparencës dhe publicitetit gjatë procesit të sjelljes së ligjit  duke mos përfshirë  publikun, filloj procesin e përgatitjes së Ligjit për ndihmë juridike falas ku e miratoi më 28.12.2009, ndërsa hyri në fuqi më 7 Qershor 2010. Qëllimi i Ministrisë së drejtësisë respektivisht Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte që të plotësohet një nga kushtet për integrim euro-atlantik aspekt formal, apo të deklaroj se ky segment është i rregulluar dhe se RM-ja ka marrë detyrimet për siguruar trajtim të barabartë të qytetarëve në gjendje të rëndë socio-ekonomike para drejtësisë përmes ndihmës juridike falas.

Por çka fituam me miratimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, a u vendos sistemi i përgjithshëm për ndihmë juridike falas  apo fituam vetëm një Ligj i cili nuk zbatohet në praktik dhe i cili pason ndryshime dhe plotësime  kohë pas kohe.

Ligji për ndihmë juridike falas është një nga ligjet e shumta i cili ka një numër të madh të  situatave të nevojshme të cilat nuk janë të parapara dhe në krahasim me nevojat reale është kontradiktor.

Procedura për ndihmë juridike falas është me interes veçantë, sidomos kur analizojmë procedurën për miratimin e ndihmës juridike falas, respektivisht gjatë përcaktimit  të kushteve të cilat duhet të plotësojnë personin apo qytetarin i cili kërkon ndihmë juridike falas. Kushti kryesor si në të gjithë ligjet ku kërkohet ndihma juridike është gjendja pasurore e personit – kërkuesit. Duke marrë parasysh këtë kriter, respektivisht personat që mund kërkojnë ndihmë juridike  janë personat që së  bashku me familjen të kenë pronë apo pasuri pronësore më së shumti deri 2500 euro apo 160 mij den, përfshirë këtu dhe pronën e paluajtshme, ku menjëherë bëhet e qartë pasqyra e qëllimit të ligjit i cili nuk korrespondon me qëllimin formal të paraparë. Pjesa kontradiktore e ligjit është me gjendjen reale pronësore ku shumica e qytetarëve të Maqedonisë tradicionalisht pavarësisht përkatësisë nacionale kanë afinitet në posedim – trashëgim e paluajtshmërive. Pra, gjatë përgatitjes së këtij ligji nuk janë marrë parasysh karakteristikat shoqërore  dhe socio-ekonomike të popullsisë, me çka ky ligj mund të zbatohet në raste të varfërisë së skajshme. Mirëpo, në qoftë se merren parasysh të dhënat statistikore zyrtare si në nivel nacional dhe atë ndërkombëtar mund të shohim se shkalla e varfërisë në RM lëviz nga 20%-30%; dhe shtrohet pyetja a do mund që kjo pjesë e popullatës të jetë shfrytëzuese potenciale e ndihmës juridike falas në pajtim me Ligjin për ndihmë juridike falas?

Atëherë logjikisht shtrohet edhe pyetja çka do të ndodh me personat të cilët jetojnë në kufirin e varfërisë në disa metra katror hapësirë banesore, pranojnë të hyra ulëta dhe gjithashtu kanë nevojë për ndihmë juridike falas. Këto anë negative që dalin nga Ligji për ndihmë juridike falas janë të detektuar nga shoqëria civile, të cilët çdoherë kanë potencuar se ekziston një model restriktiv i ndihmës juridike falas, edhe pse nga fillimi i përgatitjes së ligjit është potencuar kjo. Në vend që të shfrytëzohen kapacitetit dhe praktikat nga shoqëria civile, institucionet u munduan që në formë perfide të rregullojnë këtë segment para se të zhvillojnë debat publik dhe të informojnë opinionin profesional dhe atë shoqëror.

Duke filluar nga fakti i mënyrës së miratimit të ligjeve që rregullojnë ndihmën juridike falas është një trend regjional, ku disa e kanë miratuar ndërsa disa janë në  proces të miratimit të këtij lloj ligji.Me rëndësi është të theksohet se në vendin tonë ka model më të shtrënguar apo restriktiv në krahasim me vendet e tjera kur bëhet fjalë për personat të cilët mund të përfitojnë nga ndihma juridike falas, duke marrë parasysh të drejtën pronësore të kërkuesit . Me anë të kësaj zgjidhje ligjore Ligji për ndihmë juridike falas bëhet më restriktiv se sa Ligji për mbrojte sociale i cili siguron mbrojte sociale dhe për personat që posedojnë pronë apo hapësirë banesore. Në se kemi parasysh këtë krahasim lehtë mund të konstatohet se ndihma juridike falas paraqet sigurim të ndihmës juridike falas vetëm për personat të cilët gjenden në varfëri të skajshme dhe se grupe të shumta të margjinalizuara nuk do mund të jenë shfrytëzues të ndihmës juridike falas sipas kritereve veç më të përcaktuara.

Në qoftë se bëhet një krahasim me vendet tjera të rajonit shumë lehtë mund të vërehet dallimi i sistemit të ndihmës juridike me vendin tonë, sepse modelet tjera mundësojnë personat që kërkojnë ndihmë juridike falas të kenë të drejtë të kenë një pronë minimale  apo hapësirë banesore i cili do të plotësoj nevojat themelore. Në pjesën e kritereve që kanë të bëjnë me të hyrat të cilat mund të ketë kërkuesi/shfrytëzuesi i ndihmës juridike falas modeli i Maqedonisë është relativisht i ngurtë sepse lidhet vetëm me shumën maksimale të të hyrave por nuk merret parasysh numri i anëtarëve të personave në një familje, prej nga ku konstatojmë se ky kriter i të hyrave duhet të jetë i lidhur ngushtë edhe me numrin e anëtarëve në një amvisëri.

Pjesa e llogaritjes së të hyrave të kërkuesit të ndihmës juridike falas në modelet e vendeve të rajonit është i përpunuar në formë të detajuar për të gjithë anëtarët e familjes, në krahasim me vendin tonë.

Si përfundim, duke marrë parasysh këtë që potencuam më lartë parashtrohet pyetja se ndihma juridike falas në Maqedoni që duhet ta siguroj shteti është e drejtë e qytetarëve për qasje të barabartë para ligjit apo vetëm detyrim i Republikës së Maqedonisë drejt procesit për integrim në institucionet euro-atlantike?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button