Vajgël, Kukan, Flekenshtajn: Nuk ka arsyetim për mosformim të Qeverisë në Maqedoni

“Nuk shohim kurrfarë arsyetimi për taktikat zvarritëse që shfrytëzohen në Kuvend për zvarritjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, pas takimit me shefin e diplomacisë në ikje, Nikolla Poposki në Strasburg, njofton Portalb.mk.

“Si anëtarë të Parlamentit Evropian, i cili i ka përkrahur të gjitha përpjekjet për tejkalimin e krizës aktuale dhe i cili ka punuar për përkrahje të perspektivave evropiane të qytetarëve të Maqedonisë, e shohim me shqetësim se kriza po prolongohet me pasoja të cilat janë në rritje për vendin, duke i përfshirë edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike’, thonë eurodeputetët.

LEXO: Kritika të ashpra për Gruevskin dhe Ivanovin në Parlamentin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button