Parlamenti evropian sonte vonë do të diskutojë për Maqedoninë

Parlamenti Evropian sonte vonë do të diskutojë për raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2016.

Tre anëtarë të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll para debatit të sotëm për raportet për përparimin e Maqedonisë në deklaratë të përbashkët theksojnë se i mbështesin përpjekjet për t’u tejkaluar kriza aktuale politike në Maqedoni.

“Si eurodeputetë, i mbështesim të gjitha përpjekjet për t’u tejkaluar kriza aktuale. Bëmë përpjekje të mëdha për mbështetje të perspektivës evropiane të popullit të Maqedonisë dhe me shqetësim të thellë e ndjekim vazhdimin e krizës me pasoja të shtuara për vendin, përfshirë edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve pas takimit me ministrin e Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Tre eurodeputetët, siç ceket, nuk shohin kurrfarë arsyetimi për taktikat e shtyrjes që përdoren në Kuvendin e Maqedonisë me çka pengohet zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit dhe formimi i qeverisë.

Në deklaratën e përbashkët, tre eurodeputetët theksojnë se tashmë dy herë është shtyrë votimi i raportit për Maqedoninë që, siç thuhet, është rezultat i drejtpërdrejtë i pasigurisë në vend.

“Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se situata në vend do të përmirësohet me sigurimin e sjelljeve demokratike dhe si rezultat i asaj përfundimin e krizës politike”, ceket në kumtesën nga tre eurodeputetët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button