Avokati Gashi: Vdekja e Naser Makollit komplikon hetimet për rastin Dehari

Vetëm 4 ditë para se të vdiste, Naser Makollit i ishin marrë mostrat për të kryer analizat e fecesit, për shkak të ankesave të tij shëndetësore, raporton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Rezultati i tyre, që është bërë publik pas vdekjes së tij, sipas Ministrisë së Shëndetësisë del të ketë qenë negativ sa i përket vezëve – ciste.

Kjo përjashton që ai të ketë pasur ndonjë parazit por jo edhe mundësinë që të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo ndonjë natyre tjetër.

Kjo megjithatë nuk konsiderohet sëmundje e rëndë nga e cila mund të shkaktohet vdekje.

Për të gjetur shkakun e vdekjes së tij do të duhen analiza shtesë dhe në veçanti raporti i autopsisë, ku do të konstatohet shkaku i vdekjes pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Por sipas Prokurorisë, vdekja e personit të parë që e kishte gjetur gati të vdekur Astrit Deharin vitin e kaluar në qelinë e tyre të përbashkët, nuk ka komplikuar hetimet që po zhvillohen në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Por sipas avokatit Tomë Gashit, vdekja e Nakollit është komplikim shtesë për hetimet e rastit Dehari. Raporti i autopsisë për Naser Makollin do të bëhet publik brenda dy javësh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button