Arrestohen 6 persona për “nxitje të terrorizimit” në Rusi

Në qytetin Shën Petersburg të Rusisë arrestohen 6 persona me origjinë nga Azia e Mesme me aktakuzën “nxitje për terrorizëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komiteti Hetues i Rusisë thuhet se 6 persona me origjinë nga Azia e Mesme janë arrestuar në qytetin St. Petersburg me aktakuzë të nxitjes së terrorizmit.

Në deklaratë pretendohet se personat në fjalë që nga muaji nëntor i vitit 2015 e deri më tani kanë ndërmarrë aktivitete për të gjetur pjesëtarë të cilët në emër të organizatave terroriste do të luftojnë në shtete tjera, si dhe që për organizatat terroriste El-Nusra dhe DEASH të ndërmarrin veprime në Rusi.

Ndërkaq, duke u theksuar se personat në fjalë nuk kanë ndërlidhje me sulmin me bombë në metronë në qytetin e Shën Petersburgut, thuhet se procesi do të vazhdohet të hetohet me të gjitha detajet e tij.

-Putin u takua me shefat e shërbimeve të inteligjencës së BSHP-së

Në anën tjetër, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, zhvilloi një takim me krerët e shërbimeve të mbrojtjes dhe të inteligjencës së Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP).

Putin, duke theksuar se pas sulmit në metronë e Shën Petersburgut, edhe shtetet tjera të BSHP-së janë nën rrezik të veprimeve të tilla terroriste , tha se “Për fat të keq nuk mund të themi se situate lidhur me terrorizmin është duke shkuar mirë. Gjithë shtetet e BSHP-së janë në pozitën e objektivit potenciale të terrorit. Për shtetet tona kemi edhe kërcënime të shumta si droga dhe krimi i organizuar. Për këtë arsye, për një luftë efektive ndaj kërcënimeve në fjalë duhet të krijohet një koordinim i fuqishëm mes shërbimeve të inteligjencës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button