Mej: Të paktën edhe pesë vjet do të vazhdojë hyrja e lirë në Britaninë e Madhe

Kryeministrja britanike, Tereza Mej, theksoi sot se qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian mund të vazhdojnë të lëvizin lirshëm drejt Britanisë së Madhe, edhe të paktën pesë vjet pasi që mbretëria ishullore të largohet nga blloku.

Siç njofton BBC, Mej ka theksuar se do të lejohet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës lëvizja e lirë nuk do të preket.

“Edhe kur të kemi siguruar një marrëveshje, do të jetë e nevojshme ekzistenca e një periudhe kohe tranzicioni, kur bizneset dhe qeveritë të rishikojnë dhe përshtasin sistemet e tyre”, tha Mej.

Të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe e qytetarëve britanikë anembanë Evropës do të jenë një çështje tejet e diskutueshme në nisjen e negociatave për “Breksit”, me të dyja palët që kanë nënvizuar se ky është një nga elementët më të rëndësishëm të ndarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button