Precedenti që mund ta bankrotojë Kosovën

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave dhe të Çelikut edhe të martën kanë marrë premtimin nga kryeministri, se do t’i marrin mbi 25 milionë euro si kompensim për largimin e tyre nga puna, në fillim të vitit 1990.

Edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2013, kryeministri Thaçi ka premtuar se Qeveria “do t’ua paguajë borxhin” 912 ish-punonjësve të Fabrikës së Tubave dhe të Çelikut (IKM) nga Ferizaj. Por, nuk ka marrë ndonjë veprim ai, përderisa disa nga ish-punëtorët hynë në grevë së fundmi para ndërtesës së Qeverisë, shkruan Koha Ditore.

Pas kësaj, kryeministri i ka rekomanduar Kuvendit që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, nga e cila do të gjendeshin modalitetet për t’ua shlyer ish-punëtorëve borxhin që e pretendojnë, por deri tash Legjislativi i është përgjigjur negativisht

Një burim në AKP i ka thënë gazetës se kushdo që ta marrë vendimin do të mbahet penalisht përgjegjës. Po kështu ka rikujtuar se nëse ky precedent krijohet, u jep të drejtë të gjithë punëtorëve që ishin larguar dhunshëm nga puna ta realizojnë kompensimin. E kjo, sipas tij, do ta çonte në bankrot Kosovën. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button