Kristina Fernandez de Kirhner e akuzuar për larje parash dhe korrupsion

Ish presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirhner (64) sot edhe formalisht është akuzuar për larje parash gjatë kontratave me pronë të patundshme, për korrupsion dhe për manipulime me tenderë.

Krahas asaj, të akuzuar janë edhe dy fëmijët e saj – vajza Florensija dhe djali Maksimo, si dhe dy biznesmenë argjentinas, të afërt me familjen De Kirhner.

Paraprakisht ish presidentja u akuzua edhe për mashtrim administrativ me fondet shtetërore.

Gjykatësi federal Klaudio Bonadio, i cili i ngriti akuzat kundër Kristina de Kirhner, njoftoi se është urdhëruar ngrirje e tetë milionë dollarëve nga mjetet e saj.

Ajo dy herë ishte presidente e shtetit, nga viti 2007 deri në vitin 2015 pasi në atë funksion e trashëgoi bashkëshortin e saj të sëmurë, Nestor Kirnher, i cili më vonë vdiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button