BESA: Do japim kontribut për realizimin e reformave që burojnë nga Pribe

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi dhe Xhemali Çupi, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand, ku kanë biseduar për situatën aktuale politike të Maqedonisë, si dhe për gatishmërinë e tyre për kontribut për realizimin e reformave që burojnë nga Pribe, njofton Portalb.mk.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar lidhur me krizën institucionale në të cilën aktualisht ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes. Kështu duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të vihen në funksion institucionet e shtetit, e të realizohen reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve Euro – Atlantike”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button