Dy zjarre në rajonin e Likovës, ekipet e NJTZ-së dhe të “Pyjeve të Maqedonisë” në terren

Ekipet e filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë dhe ekipi nga Njësia territoriale e zjarrfikësve që nga mëngjesi në terren tentojnë për ta lokalizuar zjarrin në vendin midis fshatrave të Likovës, Hotël dhe Strimë.

Drejtori i filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë, Vait Saiti informon se ekipi i tyre prej 35 njerëzve në terren tenton ta lokalizojë zjarrin.

Komandanti i NJTZ, Dejan Ilievski, megjithatë, informoi se në vendin e zjarrit kanë dërguar një automjet dhe ekip të tyre.

“Me automjet do të shuajmë vende të caktuara, por megjithatë duhet të potencohet se bëhet fjalë për terren jo të qasshëm”, deklaroi Ilievski dhe shtoi se po digjet pylli.

Udhëheqësi i njësisë rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Dragan Dimoviq, informoi se edhe ata kanë dërguar ekip të tyre për të kryer mbikëqyrje të atij zjarri.

Në ndërkohë, në filialin e Kumanovës të “Pyjeve të Maqedonisë” infomojnë se po digjet pylli me drunj trup shkurtër në Bellanoc. Saiti shtoi se kanë ekip i cili punon në lokalizimin e zjarrit. Një pjesë e zjarrit të djeshëm në Karadak të Shkupit pjesërisht është zgjeruar edhe në territorin e Likovës, por atje  intervenojnë ekipe nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button