Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, nikoqir i turneut të EducationUSA në Evropën Juglindore

 

Ambasada e SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me EducationUSA Maqedoni, do të jetë nikoqir i turneut të EducationUSA na Evropën Juglindore. Ngjarja do të mbahet më 4 prill 2017, në shkollën ndërkombëtare NOVA në Shkup, prej orës 17:00 deri në 20:00.

Dhjetë përfaqësues të universiteteve nga SHBA do të jenë në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun, andaj ftojmë studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë.

Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë më tepër informacione rreth procesit të aplikimit në universitete në SHBA dhe shërbimet që janë në dispozicion në qendrat e EducationUSA nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi i Ambasadës për çështje arsimore do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth mundësive për bursa dhe programe arsimore të sponsoruara nga qeveria e SHBA.

Ambasadori Baily do të jetë prezent dhe do të jep një deklaratë të shkurtër për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button