Vriten nëntë njerëz të një familjeje në Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se nëntë njerëz, të një familjeje, janë vrarë, pasi një njësi ushtarake shpërtheu një sasi municioni, të gjetur në jug të provincës Helmand, transmeton REL.

Omar Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se ushtarët kanë bërë përpjekje të shkatërrojnë deponë në Lashkargah, kur ka ndodhur shpërthimi.

Zyrtarët konfirmuan se nëntë civilë, përfshirë dy fëmijë, tri gra dhe katër burra të së njëjtës familje, janë vrarë, pasi shpërthimi rrëzoi kulmin e shtëpisë së tyre.

Zyrtarët thanë se po hetojnë nëse shtëpia është shembur nga shpërthimi apo ndonjë arsye tjetër.

Talibanët kanë nën kontroll pjesën më të madhe të provincës Helmand.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button