Ndërpritet vendimi gjyqësor për lirimin nga paraburgimi të 21 gazetarëve turq, të dyshuar për terrorizëm

Njëzet e një persona, midis të cilëve janë edhe pop këngëtari i njohur turk Atila Tash dhe shumë gazetarë, për të cilët dje gjykata e Stambollit urdhëroi të lirohen deri në fillim të procesit gjyqësor kundër tyre dhe të cilët akuzohen për terrorizëm, megjithatë, do të mbeten në burg, lajmëroi agjencia Anadollu.

Agjencia sot kumtoi se gjykata turke e ka penguar lirimin e tetë personave, ndërsa prokuroria ka urdhëruar nën roje të mbesin edhe 13 persona tjerë, të cilët tani janë nën hetim dhe nën dyshim për tentim për rrëzim të dhunshëm të qeverisë, nga vera e kaluar.

Të dyshuarit, kryesisht gazetarë, këtë javë dolën para gjykatës për lidhje të paramenduara me predikuesin islamik Fetulla Gylen, i cili jeton në SHBA. Autoritetet turke e akuzojnë Gylenin për organizim të tentimit për grusht shtet nga korriku i vitit të kaluar.

Midis të paraburgosurve është edhe pop këngëtarit turk Atila Tash, i cili shkruante artikuj në gazeta dhe publikonte tuite satirike për presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button