Zgjedhjet presidenciale serbe në 20 pika votimi në Kosovë

Kosova përfundimisht ka lejuar që shteti serb të organizojë zgjedhjet presidenciale në Kosovë. Nesër do të mund të votohet në 20 pika, gjithandej territorit të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës i janë referuar procesit të zgjedhjeve serbe si “operacion i grumbullimit të votave”.

Mirëpo, procesi do të zhvillohet sikurse në Serbi. Ajo që dallon, është vetëm numërimi i votave që nuk do të bëhet në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të shtetit që e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet, është mbërritur të enjten mbrëma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button