Pakistan: Nga eksplodimi afër një xhamie ka të vrarë dhe të plagosur
Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me popullatë shiite, janë vrarë së paku 5 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë zyrtarët, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.
Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha seshpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një bombë afër një xhamie shiite dhe tregut të qytetit.
Dëshmitarët thanë se së paku tetë vetë janë vrarë në Paraçinar, që është kryeqytet i rajonit fisnor Kurram, në kufi me Afganistanin.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.
Nga një eksplodim i tillë në Paraçinar më 21 janar, ishin vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Për këtë sulm, përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.