Gjermania kërkon nga BE-ja ta padisë SHBA-në para Organizatës Botërore të Tregtisë

Bashkimi Evropian duhet të shtrojë padi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës para Organizatës  Botërore të Tregtisë (OTB) pas paralajmërimeve se Uashingtoni do të vendosë dogana për import të çelikut prej pesë vendeve anëtare të Unionit.

Ky është qëndrimi i ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel i cili si ish ministër i Ekonomisë ka përvojë me çështjet tregtare dhe doganore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Gabriel sot në Berlin deklaroi se SHBA-ja është e gatshme t’i shkelë rregullat ndërkombëtare tregtare me ç’ka kompanive vendore amerikane do t’u japin pozitë më autorizuese në tregun e çelikut.

“Ne evropianët nuk guxojmë ta pranojmë atë,. Bashkimi Evropian duhet ta shqyrtojë mundësinë të ngritë rast para OBT. Unë fuqishëm zotohem për këtë”, thotë shefi i diplomacisë gjermane.

Deklarata vjen pasi dje sekretari amerikan i shtetit për tregti Vilur Ros paralajmëroi se shtatë prodhues jo amerikanë kanë shkelur disa kritere për nivelin e karbonit dhe legurit në prodhimet e çelikut të cilat importohen në vend për shkak se duhet të paguajnë të dhëna shtesë prej rreth 4 deri 148 për qind. Nëse paralajmërimet nga SHBA-ja bëhen realitete prodhuesit evropian të çelikut do të bëhen jo konkurrente të prodhuesve amerikanë.

Tre kompani gjermane sipas paralajmërimeve nga SHBA-ja duhet të paguajnë ekstra të dhëna prej 5,38 deri 23 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button