Deputeti i BDI-së Manojllovski: do të doja të isha urë mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Branko Manojllovski, deputet i BDI-së tha se mes deputetëve në Kuvend ka tension shumë të lartë, dhe kërkoi që deputetët të punojnë në interes të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Do të doja të isha urë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Një lloj ure mirëkuptimi mes jush. Unë jam me prejardhje shqiptar, por shqiptar i natyralizuar, kam mësuar në shkolla maqedonase. Hajt të bëhemi një, të punojmë për Maqedoninë”, tha Manojllovski.

Deputetja e LSDM-së, Mileva Gjeorgjieva tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së lëvdohen se kanë ndërtuar, por nuk tregojnë se kanë vjedhur.

“Keni filluar të na akuzoni, të na identifikoni se jemi tradhtarë, pse e përkrahim platformën”, tha ajo.

Ajo shtoi se disa herë e kanë potencuar se nuk ka platformë, por program.

Zoran Ilioski i VMRO-DPMNE-së kësaj iu përgjigj se “kush është tradhtar do të gjykojë populli”.

Ndryshe, sot deputeti i BDI-së Alimi gjatë seancës konstituive ka thënë se Platforma e Partive shqiptare nuk është e huaj por është vendore si dhe kërkoi nga partitë tjera që ta thonë të njëjtën.

“Unë nuk jam në Parlamentin e Shqipërisë, por të Maqedonisë. Edhe njëherë them që nëse do të ishte Platforma tiranase, do të bisedonit në vend tjetër, jo këtu”, tha Alimi.

Poashtu sot ish kryetari i Kuvendit kërkoi nga shërbimet që t’ia fikin mikrofonin deputetes së LSDM-së Shahpaskes sepse fjalimi i saj nuk ishte procedural sepse nuk ka folur për procedurën që zhvillohet.

Për shkak të zvarritjes së seancës me ndërhyrje procedurale dhe fjalime që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës, deputeti Kërsto Llukovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkoi pauzë për koordinim mes përfaqësuesve të partive politike, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për konkretizimin e debatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button