Për ndërrimin e Vangellovskit do të duhet të vendos Gjykata Supreme në seancë të përgjithshme

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje kërkoi ndërrim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, pasi që është pjesë e bisedave të përgjuara që i ka publikuar LSDM në periudhën kur gjithashtu e ka kryer funksionin kryetar i Gjykatës, njofton Portalb.mk.

Pasi që bëhet fjalë për kryetar të Gjykatës më të lartë në vend, gjegjësisht mbi të nuk ka instancë më të lartë gjyqësore, ligji parasheh që për ndërrim të tij të vendos Gjykata Supreme në seancë të përgjithshme.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë vendos ndaj kërkesës për ndërrim të kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në nenin 37 të ligjit për Gjykata.

Kjo çështje është e rregulluar edhe me Ligjin për Procedurë Penale.

“Nëse kërkohet ndryshim vetëm të kryetarit të Gjykatës, ose të kryetarit të Gjykatësit dhe gjykatësit ose gjykatësit-anëtarë i trupit gjykues, vendimin për ndërrim e sjell kryetari i Gjykatë me instancë më të lartë, ndërkaq nëse kërkohet kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, vendimin për ndërrim e sjell në seancë të përgjithshme ajo Gjykatë”, thuhet në nenin 36, paragrafi 2 nga Ligji për Procedurë Penale.

Përndryshe, dje Prokuroria Speciale Publike dorëzoi kërkesë për largimin e Vangellovskit, për shkak “frikës rreth paanshmërisë së tij, pasi që dëgjohet në bisedat e publikuara me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”, në kohën duke qenë kryetar i Gjykatës Supreme”.

“Kjo bisedë vë në dyshim paanshmërinë e gjykatësit Vangellovski të veprojë sipas tipit të tillë të lëndëve, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesimi i tij i mëparshëm për zgjidhjen e problemit në drejtim të caktuar”, ka shkruar prokurorja Katica Janeva.

Më poshtë mund ta dëgjoni bombën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button