Kuvendi do ta vazhdojë seancën konstitutive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta  vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Gjatë seancës së djeshme  deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundër replika, të cilat i shfrytëzuan, midis të tjerash dërguan mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës.

Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re që të mund të zbatohen reformat.

Për pikën e parë për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button