Afganistan, shkarkohen 6 punonjës në ambasadën amerikane për përdorim lëndësh narkotike

Shkarkohen nga puna gjashtë punonjës në ambasadën e SHBA-ve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, me arsyetimin se kanë përdorur ose poseduar lëndë narkotike, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, duke folur për AP ka theksuar se është nisur hetim ndaj të punësuarve në ambasadë të cilët janë larguar nga puna.

Zyrtari në fjalë ka njoftuar se disa nga punonjësit e shkarkuar ishin emëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa disa të tjerë ishin marrë në punë në Kabul nga një kompani tjetër.

Zyrtari nuk ka dhënë informacione të detajuara në lidhje me punonjësit e shkarkuar për përdorim të lëndëve narkotike, me arsyetimin se procesi hetimor është duke vazhduar.

AP, duke tërhequr vëmendjen drejt luftës së SHBA-ve kundër trafikimit të lëndëve narkotike në Afganistan, e ka cilësuar si “shqetësues” përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësve në ambasadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button