Përmbytje në Australi, mbyllen shkollat në Queensland

Të gjitha shkollat në pjesën juglindore të shtetit australian Queensland janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga cikloni Debbie, raporton Anadolu Agency (AA).

Stuhia ka goditur rajonin më të populluar të shtetit të enjten, pasi që dy ditë shkaktoi probleme në zonat verilindore të bregdetit. Edhe pse nuk është më ciklon, stuhia në Brisbane, kryeqytetin e Queensland, për dy orë, solli 200 milimetra të shiut, që është më shumë se sasia mesatare mujore.

Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur, por autoritetet mbyllën më shumë se 1000 shkolla dhe iu kanë bërë thirrje popullatës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Deri më tani nuk kemi parë një tërbim të tillë të motit”, tha Annastacia Palaszczuk, kryeministrja e Queensland.

Të gjitha shkollat në rajon, prej pothuajse 600 kilometra, nga Agnes Uater deri në Coolangatta, do të mbeten të mbyllura të paktën deri të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button