Lavrov: Evropa të punojë në përforcimin e implementimit të marrëveshjes Minsku 2

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi sot se Moska do të dëshironte që partnerët evropianë të investojnë më shumë mund për implementimin e marrëveshjes Minsku 2.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë dhe jo vetëm në Ukrainën lindore. Do të doja që partnerët evropianë të jenë më këmbëngulës në “presionin” që të implementohet marrëveshja e Minskut”, deklaroi Lavrov në mbledhjen me shefin e diplomacisë italiane Anxhelino Alfano.

Ministri italian, para vizitës në Rusi deklaroi se Roma zyrtare “beson fuqishëm” në dialogun me Rusinë dhe se dëshiron t’i bindë partnerët e saj në rëndësinë e rolit të Rusisë në skenën botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button