Noizy: Ju folni, kënga po thyen rekorde (Video)

E kanë akuzuar se një nga këngët e fundit të tij, ”Ke ngju për mu”, është kopjuar nga një këngëtar francez, dhe kjo e ka detyruar reperin e njohur të japë sqarime për fansat dhe publikun e tij përmes rrjetit Instagram dhe Facebook, duke lënë një koment prej disa rreshtash.

“Atëherë, si fillim kënga ‘Ke ngju për mu’, instrumentali nuk është i atij francezit, sepse edhe ai vetë e ka marrë për mix tape. Por instrumentali është e Vybz Kartel Virginity. Në mix tape lejohet të përdorësh instrumentale të të tjerëve me tekst tëndin.

Këtë s’e them unë, por kështu bën gjithë bota që merret me rap. Sa u përket atyre që nuk kuptojnë”, thekson Noizy, dhe shtoi “kënga po arrin të thyejë rekorde për nga klikimet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button