Australi, afrohet cikloni, mijëra persona evakuohen

Më shumë se 3.500 banorë janë evakuuar pasi ciklon me shpejtësi të erës prej 240 kilometra në orë i afrohet brigjeve të Queensland-it në Australinë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritet që cikloni “Debbie” të enjten të kalojë në kategorinë e katërt me goditje të erërave deri në 260 kilometra në orë, kur nga Paqësori do të bartet në tokë të martën herët sipas kohës lokale.

Disa banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre, pavarësisht paralajmërimeve për erëra shkatërruese, raporton BBC.

Kryeministrja e shtetit Queensland, Annastacia Palaszczuk paralajmëroi banorët të përgatiten për stuhinë më të ashpër që ka goditur vendin që nga cikloni Yasi në vitin 2011, i cili shkatërroi mijëra shtëpi dhe të mbjellat bujqësore.

“Mundësia e largimit në mënyrë drastike po mbyllet. I lus të gjithë që të dëgjojnë autoritetet. Edhe unë jam duke bërë këtë, duhet dhe ju. Fjala është për sigurinë tuaj, sigurinë e familjes tuaj dhe fëmijëve tuaj”, tha Palaszczuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button