Vuçiq sot në Moskë, takohet me Putinin

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Moskë do të takohet me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin, transmeton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Vizita bëhet në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi që mbahen më 2 prill kandidat i të cilave është Vuçiq.

Siç njofton b92, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ka konfirmuar takimin.

Me Vuçiqin shkojnë ministri i Mbrojtjes dhe ai i Punës Zoran Gjuriq Gjorgjeviq dhe Aleksandar Vulin.

Vuçiq ka paralajmëruar se me Putinin, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë, do të bisedojë për bashkëpunimin ushtarak e ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button