Gjashtë nxënës raportohen të vdekur nga orteku në Japoni

Së paku gjashtë nxënës japonezë besohet se kanë vdekur, pasi janë goditur nga orteku i borës në një vendpushim.

Orteku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pushimoren Nasu Onsen, të prefekturës Toçigi, transmeton REL.

“Gjashtë persona janë gjetur pa shenja jete”, tha agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Rreth 70 njerëz, përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të ndryshme, kanë qenë në zonë, në kohën e incidentit.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por po pengohen nga moti i keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button