Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën, Malin e Zi e Republikën Serbe

Presidenti i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe kandidat për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Vojisllav Sheshel, të shtunën ka thënë se është i vetmi ai që mund ta mposht Aleksandër Vuçiqin për postin e kreut të shtetit serb, transmeton Koha.net.

Sipas tij, nëse ai zgjedhet President, do të tentojë ta kthejë Serbinë kah integrimi me Rusinë, dhe ta largojë nga Bashkimi Evropian.

“Rusia po kthehet në Ballkan, kurse BE-ja, si gjithmonë, do t’i kërkojë Serbisë njohjen e Kosovës për anëtarësim, por Serbia këtë nuk guxon asnjëherë ta bëjë”, ka thënë ai gjatë një tubimi elektoral në Beograd.

“Nëse hyjmë në BE, kjo do të jetë pa Vojvodinën, pa Republikën Serbe dhe Rashkën (Sanxhakun), kurse nëse hyjmë në aleancë me Rusinë, atëherë një ditë mund të kthejmë ato që i kemi humbur, mbi të gjitha mendoj për Kosovën, Republikën Serbe, Malin e Zi”, ka deklaruar ai, ndërsa ka shtuar se nëse bëhet president, do të rihap “çështjen e okupimit të krahinës serbe”.

“Vetëm integrimi me Rusinë na sjell mundësi të mëdha për të dalë nga kriza, mjerimin social dhe na i zgjidh problemet tona të sigurisë. Bashkimi Evropian na ka bërë lakuriqë e nevojtarë”, u shpreh kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button