Më shumë se 100 të vrarë nga një shpërthim në Mosulin Perëndimor

Më shumë se 100 persona janë vrarë në Mosulin Perëndimor nga shpërthimi që ndodhi më 22 mars, në një pjesë të banuar të qytetit, thanë zyrtarë ushtarakë.

Birgaderi Muhammad al-Jabouri, një komandat irakian, tha sot se 108 janë gjetur pasi një shpërthim goditi qarkun al-Jadida në Mosul- një zonë e cila është e populluar dhe ku po zhvillohet luftime të ashpra në mes të forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamil, transmeton REL.

Shpërthimi u shkaktua nga disa mina të vendosura nga ekstremistët e IS-it..

Organizata e pavarur e aktivistëve “Syri i Mosulit”, ka thënë se 130 persona janë vrarë nga ky shpërthim. Përfshirë gra dhe fëmijë.

Forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni i sulmeve ajrore që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit, pasi në janar, larguan IS-in nga pjesa lindore e Mosulit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button