Vritet një ish-deputet rus në Ukrainë

Denis Voronernkov, ish-deputet i dhomës së ulët të Dumës së Rusisë, ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate me shkrim nga policia e Kievit, thuhet se Voronenkov dhe personat që e shoqëronin, janë sulmuar teksa po hynin në një hotel në qendër të qytetit. Në këtë sulm të armatosur, ish-deputeti Voronenkov ka humbur jetën. Policia ka thënë gjithashtu se truproja e tij dhe sulmuesi kanë mbetur të plagosur.

Prokuroria ka nisur një hetim të gjerë të çështjes, ndërsa sipas lajmeve të mediave vendase thuhet se pas sulmit mund të jenë shërbimet informative ruse.

Ndaj Voronenkov-it kishte një çështje gjyqësore të hapur, ku akuzohej për korrupsion. Ai është transferuar në Ukrainë nëntorin e kaluar, ku ka kërkuar edhe azil politik. Voronenkov ka lënë nënshtetësinë ruse dhe kishte kaluar marrë atë ukrainase.

Ndërsa Rusia më 27 shkurt ka nxjerrë një urdhër ndërkombëtar arresti për Voronenkov. Ndërkohë ai njihet edhe si dëshmitarë në Prokurorinë e Përgjithshme të Ukrainës kundër ish-presidentit të vendit, Viktor Yanukoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button