Arrihet marrëveshje për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të jetë nga VMRO-DPMNE, është dakorduar në koordinimin e sotëm në Kuvend.

Zyrtarisht, kush do të jetë kryetar i Komisionit do të dihet pas orës 15 kur duhet të vazhdojë koordinimi, por sipas burimeve partiake, ai me siguri do të jetë Ilija Dimovski.

Sipas dakordimit paraprak nga partitë politike VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Konfirmimi i propozimit për formimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button