Ish-agjenti i CIA-s: Në Irak nuk kishte armë kimike

Ish-agjenti i CIA-s, John Nixon, ka thënë se pas marrjes në pyetje për më shumë se 2 muaj të ish ish-liderit të rrëzuar irakian, Saddam Hussein, kanë mundur të kuptojnë se në këtë vend nuk kishte armë kimike.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur në Institutin Brookings me qendër në Washington, ku ka prezantuar librin e tij me titull “Marrja në pyetje e Presidentit” (Debriefing the President).

Nixon ka thënë se ka shkuar në Irak, 8 muaj pas pushtimit të këtij vendi dhe ka theksuar se para se të bëhej pjesë e CIA-s ai ka punuar në Universitetin Georgetown, ku ka hulumtuar shumë për Saddam Husseinin.

– “Sapo e pashë e kuptova që ishte ai”

Qarkullojnë shumë mite në lidhje me Saddamin, ka thënë Nixon dhe më pas ka shtuar se ka studiuar shumë foto dhe video të ish-liderit irakian.

Ndërsa duke thënë se sapo hyri në dhomën ku ishte ai e njohu menjëherë për shkak të mimikave të fytyrës, Nixon shton: “Hyra për të parë nëse është i vërteti ose jo. Normalisht kishim edhe informacionet për veçoritë fizike të tij. Si për shembull tatuazhi që tregonte përkatësinë fisnore në kyç, një shenjë plumbi në këmbë, etj. I kontrollova të gjitha, por sapo hyra brenda e kuptova që është Saddami nga mimikat e fytyrës.”

-“Nuk kishte armë kimike”

Kur qeverisja amerikane e kapi Saddamin nuk e dinin se çfarë do të bënin me të, thotë ish-agjenti dhe më pas shton se ata kërkonin ta bënte të fliste dhe të bisedonin gjatë për çështjet e historisë së Lindjes së Mesme dhe Irakut.

Ndërsa duke thënë se kanë biseduar gjatë e gjerë për praninë e armëve kimike, Nixon thotë: “Kam biseduar 2 muaj me të dhe sa herë që tema vinte tek armët e shkatërrimit në masë, dilja në një përfundim; Në Irak nuk kishte armë të shkatërrimit në masë. Qeveria irakiane nuk kishte një program për zhvillimin e armëve kimike apo nukleare.”

Ndërsa duke thënë se kundërshtimi i përfaqësuesve të OKB-së ishte mëse i dukshëm, Nixon shton se ai nuk i pranonte për shkak se besonte që në ekipet e tyre vinin shumë punonjës të shërbimeve sekrete.

Më pas Nixon jep këto detaje: “Duke lënë mënjanë cenimin territorial, Saddami druhej hyrjes së Shërbimeve Informative të Huaja në vend për të zbuluar kapacitetet ushtarake dhe armatimet, si dhe vendet e tyre. Ajo që është më e rëndësishmja ai druhej se anëtarët e shërbimeve që mund të vinin si të maskuar përmes OKB-së mund të zbulonin pikat e tij të dobëta. Mendoj që kjo gjë është tjetër dhe nuk ka të bëjë me frikën për praninë e armëve të shkatërrimit në masë.”

– “E dinte që do të varej”

Saddami edhe pse e dinte që do të varej, ishte shumë i qetë, thotë Nixon dhe më pas shton: ”Ai ishte një nga liderët më karizmatik që kam takuar ndonjëherë.”

John Nixon, thotë se qeverisja e SHBA-së mendonte se ai do të vriste veten, por se CIA doli në përfundimin se ai do ti qëndrojë deri në fund çështjes së tij gjyqësore.

Agjenti në pension, thotë se Saddami i ka folur për Irakun e mëvonshëm duke thënë se do të formohet një qeveri e re dhe se SHBA-ja do të jetë e pasuksesshme në Irak.

Më pas Nixon thotë: “Më tha që ‘ju nuk e njihni këtë vend. Nëse iki unë ky vend do të kthehet në një fole terrori dhe shumë grupe do ta shndërrojnë atë në një arenë lufte.’ Edhe pse atij nuk ja thash këtë, brenda vetes mendova se kishte të drejtë. Ai bënte thirrje të vazhdueshme për prirjet ndarëse dhe përçarëse shiite të iranianëve dhe thoshte se kjo do të krijojë një problem shumë serioz, jo vetëm për Irakun, por për të gjithë rajonin arab. Realisht në këtë temë ai doli se kishte të drejtë.”

– “Kur pashë që u var, u zhgënjeva”

Nixon thotë se ashtu sikurse ai, shumë të tjerë mendonin se Iraku përmes varjes së tij do të tregonte dhe do të vazhdonte të ishte një shtet ku sundonte ligji. Ai thotë se ka mbetur i zhgënjyer kur ka parë që Saddami është marrë brenda një nate dhe nën shoqërimin e sloganeve është varur.

Ndërsa duke thënë se Saddami ka bërë vërtetë gjëra të këqija, Nixon shton: “Ai u var në atë mënyrë sikurse kishte punuar prej vitesh në Irak. Atëherë i thash vetes, o Zot, për këtë paskemi ardhur këtu.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button