Petifer: BE po ndryshohet, Maqedonia do të ketë dobi nga kjo gjë

Në të ardhmen do të ndryshohet mënyra e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe  Maqedonia mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kështu konsideron profesori Xhejms Petifer, nga universiteti i Oksfordit. Ndryshimet që po ndodhin tani në BE dhe ndikimi i Gjermanisë janë shkaqet e qëndrimeve të tilla të profesorit, i cili në Universitetin e Evropës Juglindore para studentëve foli për temën “Britania e Madhe dhe Evropa Juglindore pas Bregzitit”, shkruan REL, përcjell Portalb.mk.

“Tani Gjermania më shumë vendos për këto punë, që është e natyrshme, duke pasur parasysh se është vend i fuqishëm. Mendoj se qeveria gjermane dëshiron të sheh forma të reja të asociacionit që do të çojnë drejtë anëtarësimit. Tani ky është problem i Berlinit, dhe jo i Londrës, duhet të shihni çfarë do të ndodh me BE-në. Pavarësisht Bregzitit, BE-ja ndryshohet, do të vazhdojë të ndryshojë dhe nuk e dimë çfarë të ardhme do të ketë në krahasim me formën e tanishme, megjithatë konsideroj se do të ndodh asociacioni nga i cili do të ketë dobi për Maqedoninë”, tha Petifer.

Ai gjithashtu shtoi se BE-ja ka shumë probleme.

“E dimë për Greqinë. Mendoj se sipas gjasave Greqia me siguri do të duhet ta lëshojë euron si valutë, dhe në një mënyrë vetëm përmes euros është ajo që është Bashkimi Evropian tani. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për Maqedoninë si vend fqinj”, theksoi Petifer i cili shtoi se në referendum ka votuar për daljen e Britanisë nga BE.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, sipas profesorit nuk do të kontribuojë për prishjen e marrëdhënieve mes vendeve evropiane.  Si problem më të madh e vlerëson jostabilitetin financiar të Greqisë dhe të Italisë.

“Mendoj se në interes të BE-së është të kenë lidhje afatgjate me ne. Vendet si Gjermania kanë investime të mëdha në industrinë e Britanisë. Nuk do të kenë paragjykime. Gjithashtu jemi treg i madh për mallrat gjermane. Dhe mendoj se duan një marrëveshje të mirë në lidhje me këtë. Marrëdhënia në mes Gjermanisë dhe Britanisë do të jetë në bazë siç ka qenë gjatë kohë, për shkak marrëdhënieve për siguri dhe NATO. Temat industriale janë më të rëndësishme”, konsideron Petifer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button