“All I want for Christmas is you” do të bëhet film (FOTO)
Këngëtarja e njohur Mariah Carey, ka menduar që tani dhuratën që do i bëjë fansave të saj për krishtlindje, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.
Ajo me anë të një postimi në “Twitter”, lajmëroi se kënga e saj e njohur festive “All I want for Christmas is you”, do të bëhet film, përcjell metro.
Mësohet se ky film do të vijë nga “Universal Studios Home Entertainment” dhe do të shfaqet në kinema fundvitin e ardhshëm.