Vazhdojnë protestat e nxënësve në Ohër, Inspektorati mbyll sytë

Rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Ohri, pjesa më e madhe nga shkolla elektro-makinerike edhe sot kanë vazhduar protestën. Fillimisht ata qëndruan para gjimnazit Shën Kliment Ohridski e më pas edhe para shkollës së mesme ekonomike duke i ftuar bashkëmoshatarët e tyre që ta lënë procesin mësimor dhe të përfshihen në protesta, por ata refuzuan ti përgjigjen ftesës së tyre. Motivet e protestave ngelin të njëjta, njofton Alsat M.

Drejtor i shkollës elektro-makinerike Jane Canoski ishte i pakapshëm për komentuar nëse i mbështetë apo jo nxënësit e tij. Gjithashtu të pakapshëm ishin edhe drejtorët tjerë të shkollave të mesme. Nga inspektorati shtetëror arsimor në Ohër nuk iu përgjigjën thirrjeve të Alsat M për të treguar se çfarë masa eventualisht po ndërmarrin kundër shkollave dhe nëse kanë dalë në teren. Disa prindër tashmë kanë kërkuar që inspektorati arsimor t’i hetojë këto raste.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button