Publikohet sondazhi i fundit, Vetëvendosje lë pas PDK’në e LDK’në (VIDEO)

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media, ka prezantuar disa matje të opinionit publik që i kanë bërë.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur se për kënd do të votonin nëse do të mbaheshin zgjedhjet të dielën e ardhshme.

Në prezantimin e bërë nga sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, rezulton se sondazhin e kryeson VV, me 20 për qind, pasuar nga PDK me 18 për qind.

Në bazë të sondazhit, bëhet e ditur se është rritur interesi i qytetarëve për zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen.

Qytetarët janë pyetur se nëse të dielën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në Kosovës, a do të votonit.

“Trend rritës për me marr pjesë në zgjedhje. 47 për qind kanë thënë se do të votojnë, ndërsa 25 për qind kanë thënë se ndoshta do të votojnë. Pra, mbi 70 për qind e qytetarëve kanë interes për me marr pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar Mollliqaj.

Në pyetjen e parë të këtij sondazhi, qytetarët janë pyetur se për kënd kanë votuar në vitin 2014, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Kosovë.

Sipas statistikave, 12 për qind e njerëzve nuk kanë treguar se për kënd kanë votuar, ndërsa 27 për qind të tjerë kanë thënë se nuk kanë votuar fare.

Molliqaj ka bërë të ditur se periudha e anketimit ka qenë nëntë ditore, nga 3 marsi deri më 12 mars.

“Ky rezultat është i saktë 95 për qind, ndërsa janë angazhuar 25 anketues bashke me 4 ekipe mbikëqyrëse, për të siguruar cilësinë  e procesit të intervistimit”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë konferencë, Molliqaj ka prezantuar edhe lëvizjën e votuesve.

“VV është subjekti i parë që ruan elektoratin e vitit 2014. Kjo përqindje është më shumë se 90 për qind. Jemi subjekt që ruajmë votën. Kemi rritje të elektoratit prej atyre që nuk kanë votuar në vitin 2014. Votuesit e LDK’së më së shumti i kanë ardhur Vetëvendosjes”, tha Molliqaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button