UNICEF: Për shkak thatësirës nevojitet ndihmë prej një milion dollarë për Sri Lankën

Fondi ndërkombëtar për fëmijë i KB-së (UNICEF) apeloi sot për ndihmë në shumë prej një milion dollarë për popullatën në Sri Lankë për shkak thatësirës e cila e kaploi këtë vend.

Sri Lanka për momentin është kapluar nga thatësirës më e keqe në 40 vitet e kaluara, e cila drejtpërdrejt rrezikon mbi 1,2 milionë njerëz, duke i përfshirë 365.232 fëmijë, të cilëve u nevojitet ndihmë humanitare, theksohet në kumtesën e UNICEF-it.

Në raportin, i cili është publikuar me rastin e Ditës botërore të ujit, theksohet se për momentin 36 vende në mbarë botën janë ballafaquar me mungesën ekstreme të ujit. Në dokument shkruan se temperaturat e lara, niveli i rritur i detit, përmbytjet e shpeshta, thatësirat dhe shkrirja e akullit ndikojnë në cilësinë dhe qasjen deri tek uji.

UNICEF pohon se edhe pse Sri Lanka nuk ndodhet në mesin e 36 shteteve, ky vend dhe fëmijët të cilët jetojnë në të tashmë i ndjejnë pasojat prej ndryshimeve klimaterike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button