LSDM deri te drejtorët dhe mësuesit: Mos dëgjoni urdhra, mbani fëmijët në shkolla
Zëdhënësi e LSDM-së, Petre Shilegov, nëpërmjet një konferencë për shtyp u është drejtuar drejtorëve të shkollave, profesorëve dhe mësuesve, pasi që siç tha ai “ka urdhra që nxënësit të dalin në protestat nacionaliste në të cilat shpërndahet gjuhë e urrejtjes etnike”, njofton Portalb.mk.
“Menjëherë të ndalen trysnitë dhe keqpërdorimet e fëmijëve për qëllime partiake. Do të ketë përgjegjësi serioze për të gjithë ata që do ta ndalojnë mësimin, me të cilën rrezikohet siguria e nxënësve dhe qytetarëve”, tha Shilegov.