Vritet një person në aeroportin Orly të Parisit (VIDEO)

Forcat e sigurisë në aerportin Orly në Paris, kanë vrarë një burrë i cili arriti që t’ia merrte armën një ushtari, ka thënë Ministria e Brendshëm franceze, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

“Një person ia morri armën një ushtari dhe u fsheh në një dyqan të aeroportit përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë”, ka thënë për AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Ai ka shtuar se asnjë person nuk është lënduar nga ky incident.

Ministri i Brendshëm, Bruno Le Roux pritet që të vizitojë aerportin, që gjendet në periferi të Parisit.

“Ishin duke pritur për të kryer kontrollin për fluturimin për në Tel Aviv, kur dëgjuam tre ose katër të shtëna”, ka thënë Franck Lecam.

Ai ka shtuar se një zyrtar i sigurisë se të shtënat kanë ndodhur në afërsit të porteve ku ushin të planifikuara lufturimet e Turkish Airlines. E gjithë kjo zonë, sipas këtij dëshmitari, është e mbushur me ushtarë, policë dhe punëtorë të emergjencës.

“I gjithë aeroporti është evakuuar”, ka thënë një punëtor i aeroportit duke folur në kushte anonimiteti.

Të shtënat në aeroport kanë ndodhur rreth orës 8:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button