Ibrahimoviç: Kur luaj kundër ekipeve të Guardiolas më ngritet adrenalina

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar se kur luan kundër ekipeve që drejton Josep Guardiola, ndien motivim shtesë dhe rritje të adrenalinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy kanë bashkëpunuar në Barcelonë gjatë sezonit 2009-10, por Ibrahimoviç pati vendosur të shkojë në Milano, dhe më pas në opinion drejtoi shumë kritika ndaj punës së Guardiolas.

“Kur luaj kundër skuadrave që ai drejton, kjo më motivon në mënyrë të veçantë, më ngritet adrenalina. Nuk ka asgjë personale, kjo është vetëm pjesë e lojës”, ka thënë Ibrahimoviç.

Suedezi ka shtuar se qëndrimi i Guardiolas ndaj tij, pas mbërritjes në Barcelonë kishte ndryshuar shpejtë.

“Në fillim rregullisht më ftonte dhe pastaj përnjëherësh nuk më ftoi më dhe kurrë më nuk luajta”, shpjegon lojtari i famshëm.

Klubi aktual i Ibrahimoviçit Manchester United tashmë një herë është ballafaquar këtë sezon kundër rivalit të qytetit City, të cilët i udhëheqë Guardiola. Në sezonin e ardhshëm në Premier Ligë pritet një tjetër duel.

Ibrahimoviç, edhe pse ka mbushur 35 vite, paraqitjet e tij këtë sezon për “Djajtë e Kuq” janë fenomenale. Ai në 41 ndeshje ka shënuar 26 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button