BDI: Tërheqja e ministrave nga ekzekutivi do ta thellonte krizën

BDI-ja nuk beson se tërheqja e ministrave shqiptarë nga ekzekutivi do të ndihmonte zhbllokimin e situatës dhe formimin e qeverisë së re.

Në rast se largohen ministrat e BDI-së, zëvendësit e tyre do të marrin funksionin e ministrave dhe kjo edhe më shumë do të thellonte krizën dhe do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme që nuk mendojmë se janë zgjidhja më e mirë për vendin. Institucionet duhet të funksionojnë deri në zgjedhjen e qeverisë së re, bëjnë me dije nga BDI.

Për t’i dhënë fund krizës së fundit politike në Maqedoni që po zgjatë prej vitesh, në fillim të vitit 2016 u formua qeveria teknike që kishte për qëllim organizimin e zgjedhjeve të besueshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button