“Kosovës i duhet ushtri e NATO-s e jo e Thaçit, Veselit apo Mustafës”

Analisti Bajrush Morina ka thënë që Kosova ka nevojë për një ushtri e cila është aleate e NATO-s dhe se nuk do të duhej të shtrohet dilema se a jemi me apo kundër NATO-s dhe SHBA-ve, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Ma se a jemi me apo kundër NATO-s dhe SHBA-ve.

Ndërsa idenë e presidentit Hashin Thaçi për transformimin e FSK-se përmes ligjit Morina e sheh si mënyrë për të dalë nga hija e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.

“Thaçi siç duket u ndje nën hije nga veprimet e kryeparlamentarit dhe kryeministrit dhe ai sikur u rikthye me idenë e ndryshimit të statusit të FSK-së dhe e përvetësoi opinionin politik. Qeveria e Kosovës edhe njëherë duhet të jetë në një koordinim të brendshëm politik. Ushtria e Kosovës duhet të jetë aleate e NATO-s dhe në qofte së aleanca me NATO-n nënkupton propozimin e ambasadorit Delawie nuk do të duhet të ketë dilema. Ne duhet të kemi ushtri të NATO-s e jo të Thaçit, Veselit apo Mustafës” ka thënë analisti Bajrush Morina në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button