Shkencëtarët zbulojnë bretkosën e parë fluorescente

Hypsiboas punctatus quhet jo zyrtarisht bretkosa e zbuluar së fundi në Amerikën Jugore, e cila shkëlqen nën dritën ultravjollcë, transmeton KP, përcjell Portalb.mk.

Shkencëtarët kanë zbuluar bretkosën e parë fluorescente në botë dhe këtë krejt rastësisht.

Fluorescentia është aftësia e absorbimit të dritës në valë me rang të shkurtër dhe reemitimi i saj në valë me rang të gjatë.

Ekspertët nga Muzeu i shkencave natyrore Bernardino Rivadavi në Buenos Aires kanë ardhur deri te zbulimi pasi kishin studiuar pigmentet e bretkosës.

Hulian Faivoviq, njëri nga studiuesit kryesor në këtë projekt, synon që të konfirmojë nëse në malet e Amerikës Jugore ka ende bretkosa të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button