Administrata, ja sa përqind përfaqësohen shqiptarët

Në 1300 institucione të sektorit publik ka rreth 130 mijë të punësuar. Megjithatë askush nuk e din saktë se sa persona marrin rrogë ose honorarë nga shteti pasi në këtë numër nuk përfshihen zyrtarët, të punësuarit në kompani me pronësi shtetërore si dhe qytetarët e angazhuar me kontratë në vepër. Më shumë të punësuar ka në veprimtarinë e arsimit dhe shëndetësisë. Profesori Borçe Davitkovski thotë se sipas standardeve botërore, Maqedonia ka administratë të stërngakruar, njofton Alsat M.

Ndryshe numri i shqiptarëve në administratë është 21.279 ose çdo i pesti në sektorin publik është shqiptar. Përqindja sillet varësisht nga institucioni dhe sektori. Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska mban qëndrimin se trendi është pozitiv she se përfaqësimi i drejtë çdo vit po rritet.

Numri i të punësuarve sipas veprimtarisë

Arsim 34.708

Shëndetësi 19.991

MPB 11.689

Punë komunale 10.065

Pushteti lokal 5.917

Përfaqësimi i shqiptarëve

Arsim 26%

Administratë 25%

Shëndetësi 13%

Gjyqësor 13%

Kulturë 9%

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button