Turqit dëshirojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri të Kosovës (FOTO)

Mysafirët shpalosën edhe projektin e një stadiumi që e kanë ndërtuar në Sivasi, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu priti drejtuesit e lartë të kompanisë “Akay Construction INC”, drejtorin Ertan Olgun dhe zëvendësinë tij Murat Ozturk.

Mysafirët shpalosën edhe projektin e një stadiumi që e kanë ndërtuar në Sivasi, i cili është shpallur si njëri ndër 9 stadiumet më të mirë në botë, i cili është me ndriçim dhe ngrohje solare me një kapacitet prej 25 mijë ulëseve, pikërisht çfarë i nevojitet Kosovës.

Eroll Salihu, ka falënderuar miqtë nga Turqi për këtë interesim duke theksuar se është Qeveria e Kosovës është ajo që vendos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button