Vitamina C pengon riprodhimin e qelizave staminale të kancerit

Shkencëtarët kanë zbuluar se vitamina C (acidi askorbik) mund të shkatërrojë qelizat staminale të kancerit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një studim në Universitetin Salford në Mançester të Anglisë, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Oncotarget”, ka treguar se vitamina C është dhjetë herë më efikase sesa farmaceutiku eksperimental 2-DG.

Studiuesit kanë analizuar efektin e tre substancave natyrore për ndalimin e shumimit të qelizave staminale të kancerit (caffeic acid phenyl ester, silibin dhe acid askorbik), tre farmaceutikëve eksperimentalë (actinonin, FK866 dhe 2-DG) dhe një farmaceutiku klinik.

Ekipi i kryesuar nga Dr. Gloria Bonuccelli që ka matur efektin e substancave dhe farmaceutikëve në fjalë, është fokusuar në procesin bioenergjetik të qelizave staminale të kancerit, që mundëson jetesën dhe shumimin e qelizave.

Studuesit kanë theksuar se hulumtimi synon të prishë metabolizmin e qelizave staminale të kancerit dhe pengimin e riprodhimit të tyre, duke shtuar se farmaceutikët actinonin dhe FK866 janë ndër substancat më efektive.

Nga ana tjetër, studiuesit po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se edhe substancat natyrore pengojnë formimin e qelizave staminale të kancerit. Sipas tyre, vitamina C është dhjetë herë më efektive sesa farmaceutiku eksperimental 2-DG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button