Punëtorët e falimentuar kërkojnë, arsim dhe shërbime shëndetësore falas

Qindra punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara nga e gjithë Maqedonia dhe aktivistë të Lëvizjes “Lenka” dhe “Solidariteti” kanë protestuar sot në Shkup.

Prej kur kryeministri Nikolla Gruevski u premtoi se do të lirohen nga pagesa e taksës së transmetimit, sot përfaqësuesja e punëtorëve Liljana Georgievska kërkoi përgjigje pse duhet t’i paguajnë ende faturat. Por, në RTVM askush nuk deshi që t’i pranojë në bisedime.

Protesta filloi në para ndërtesës së televizionit maqedonas, vazhdoi para Bashkimit të Sindikatave të Maqedonisë (SSM), dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë.

“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të tjerë të bashkohen me protestën e ish-punëtorëve të cilët kërkojnë që të ketë arsim dhe shërbime shëndetësore falas, por që tash janë harruar nga shteti që ndërtuan. Lufta e tyre është lufta jonë. Sot ata janë punëtorë të tepërt, nesër mund të jeni edhe ju. Të bëhemi bashkë kundër padrejtësisë”, kanë thëne përfaqësues të Lëvizjes “Solidariteti” dhe “Lenka”.

Protestuesit edhe sot do të mundohen të mbajnë takim me përfaqësuesin e Unionit të Sindikatës së Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, i cili në protestën e fundit në shkurt refuzoi që të takohet me ata dhe u paraqit me deklarata duke u thirrur në dispozitat e reja ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button